Vritet lideri i Shtetit Islamik?

04.08.2016 21:33:51

Ushtria egjiptiane ka thënë se ka vrarë Abu Duaa al-Ansari-në, i cili njihet si lideri i degës së Shtetit Islamik në Sinai, nga një seri e sulmeve ajrore afër vendit të quajtur Arish, shkruan Reuters.

Është thënë në faqen e tyre të rrjetit social ‘Facebook’ se sulmet ajrore kanë vrarë gjithashtu edhe 45 ushtarë tjerë të Shtetit Islamik, si dhe kanë shkatërruar armatimin që përdorej nga grupi, transmeton KosovaPress.

Nuk kishte konfirmim të menjëhershëm nga provinca e Sinait, që është degë e Shtetit Islamik në Gadishullin e Egjiptit.