Nuk po mund ti ndal lotët kur po sheh vendin ku i vdiq familjari.
Të enjten ndërroi jetë montatori i PTK-së, Naser Qerimi, derisa po rregullonte një shtyllë telefonike në rrugën “Vezir Jashari” në Ferizaj e cila ishte e kalbur, njofton Klan Kosova.
Basri Mustafa, që pa ngjarjen po thotë se kjo shtyllë ishte shumë e dobët për të mbajtur persona në të, e për këtë shkak kishte kërkuar nga PTK që të sillte dikënd nga punëtorët që të bëjë një zgjidhje për këtë shtyllë e cila ishte e kalbur dhe e mbi ngarkuar nga telat.
E Milazim Qerimi i afërm i të ndjerit po thotë se viktima ka qenë tejet i përkushtuar në punë, bile ka punuar edhe ditëve të pushimit, pavarësisht mungesës së kushteve të punës.
Qerimi nuk e mohon mundësinë që i afërmi i tij të ketë vdekur si pasojë e kushteve të punës.
E policia tashmë po merret me rastin.
E Arsim Bilalli përmes postës elektronike i tha Klan Kosovës, se PTK do marrë të gjitha obligimet ligjore që i takojnë me ligj.