Gorani: Pozicionimi i Bashkësisë Ndërkombëtare për demarkacionin po shkon edhe në dëm të saj (Video)

04.08.2016 21:43:06

Dukagjin Gorani nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se Kosova është shtet i cili në një mënyrë përjetohet si një pronë ndërkombëtare, dhe duke e pa bindjen ndërkombëtare edhe nëse dëmtohet vendi, shkon edhe në dëm për ta.

Ai ka thënë se mënyra se si kjo qeveria e ka zhvilluar këtë proces të demarkacionit, e ka rritur pezmin qytetar.

Sipas tij, i tërë ky proces ka qenë arrogant dhe vetë kryeministri i vendit karshi debatit për demarkacionin ka qenë konfrontues.

“Dy marrëveshjet e fundit janë kulmi i pa diturisë dhe këtij sistemi i mungon shkurt pamësia historike, por edhe këto dy marrëveshje, demarkacioni e asociacioni janë më shumë veprime të momentit që si  të tilla mund të prodhojnë kauza të rënda për vendin”, është shprehur Gorani në Rroukm Tv.

Ai ka thënë se mungesa e liberalizimit të vizave nuk është e dëmshme për Kosovën nëse preket territori i vendit.