Viza e Melania Trump-it: Gruaja e republikanit mohon të ketë thyer ligjin

04.08.2016 21:46:56

Melania Trump, gruaja e republikanit të kandiduar për president të ShBA-ve Donald Trump, ka mohuar komentet se ajo ka thyer ligjet e vizës, kur kishte filluar të punojë si modele në New York.

Në një deklaratë, ajo ka thënë se ka ndjekur ligjin e migrimit “në çdo kohë”.

Zonja Trump ka ende shumë për të sqaruar se çfarë lloji të vizës ka përdorur gjatë albumit fotografik të vitit 1995 në Neë York.  Donald Trump në anën tjetër ka marrë një qëndrim të ashpër për imigracionin e paligjshëm gjatë fushatës së tij.Deri më tani, gjatë fushatës së Trump-it është refuzuar të tregohet se cilat viza kishte zonja Trump, dhe kur i kishte ato.