5 zakone që parandalojnë mbipeshën tek fëmijët

5 zakone që parandalojnë mbipeshën tek fëmijët

14.03.2017 00:25:47

 

Epidemia më e re që ka pushtuar planetin është obeziteti tek fëmijët. Ky problem ndikohet nga disa faktorë, si: kushtet e jetesës, mënyra e ushqyerjes dhe trashëgimia.

Mbipesha dhe obeziteti ndikojnë në jetën e fëmijëve, pasi përballen me një sërë pengesash, si fizike, psikologjike dhe probleme shëndetësore.

Obeziteti më pas bëhet shkak i një sërë sëmundjesh, si: sëmundjet e zemrës, tensioni i lartë i gjakut, skleroza, diabeti, kancer, sëmundjet e aparatit tretës etj.

Dietologia  Rolina Naço sugjeron këto 5 zakone për të parandaluar mbipeshën tek fëmijët dhe si një udhëzues për fëmijët.

  1. Të mos e lejojnë fëmijën e tyre të largohet nga shtëpia pa konsumuar vaktin e mëngjesit.
  2. Ushqimi që do të konsumojë fëmija në shkollë duhet të jetë nga shtëpia dhe jo produktet e rafinuara që tregtohen (fast food) përveç ushqimit dhe 1 shishe ujë të vogël me vete.
  3. Të mos konsumojnë vaktin e tyre (p.r.sh drekën, darkën, pasdite etj) prindërit por dhe fëmijët në prani të televizorit (TV, smartphone, laptop, video game etj).
  4. Produktet e rafinuara nuk duhet të jenë të pranishme në raftet e kuzhinës por të zëvendësohen me ushqime natyrale. (Jo nënproduktet e mishit – proshuta- salcice, pije freskuese, ëmbëlsira, patatina etj), por fruta të freskëta, perime, fruta të thata.
  5. Mamaja do të duhet të gatuajë sipas frekuencës së kuzhinës mesdhetare për të mos munguar elementet ushqyes tek të gjithë pjesëtarët e familjes.
    1 herë në javë mish vici, 2 herë në javë produkte deti, 3 herë legume dhe mish i bardhë (pule, lepuri, zogu etj).