58-vjeçari gjendet i djegur brenda ashensorit të pallatit

10.12.2017 15:39:25

Një person i pajetë është gjetur brenda një ashensori në lagjen Nr.4 të qytetit të Sarandës, ndërsa policia bën me dije se viktima është djegur tërësisht.

Trupi është gjetur brenda ashensorit të pallatit në ndërtim, ndërsa grupi hetimor në vendngjarje ka konstatuar se viktima është i seksit mashkull dhe i moshës 58-vjeç, me iniciale A.P.

Policia ka dyshime se 58-vjeçari mund të jetë vetëdjegur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.