6 gjërat që ndodhin në trupin tuaj kur merrni vitamina

25.06.2017 11:39:53

Ka shumë aktivitete dhe procese pune kur bëhet fjalë për të qenë i shëndetshëm. Stërvitja, të ngrënit të shëndetshëm dhe fjetja mjaftueshëm. Por ka disa gjëra të vogla në dukje që duhet të mendoni siç është marrja e vitaminave.

Nëse gjeni vitaminat e përshtatshme, ju do të jeni në gjendje të merrni të gjithë lëndët ushqyese, gjë e cila do t’ju bëjë të ndiheni energjik gjatë gjithë ditës. Ka mjaft “fuqi” në ato pilula të vogla. Natyrisht,do të dalloni disa ndryshime në trupin tuaj. Mos u shqetësoni, shumica e tyre janë pozitive.

Këtu janë 6 gjërat që mund të ndodhin kur të filloni të merrni vitaminat.

1.Do të ndiheni më energjik gjatë ditës

Dhënia e të gjithë lëndëve ushqyese të nevojshme për trupin tuaj, do iu bëjë të keni aktivitet në nivelin më të lartë. Do të vraponi me energji si asnjëherë më parë. Përdoreni me mençuri.

2.Mund të keni të përziera

Ky është një efekt anësor krejt i zakontë i njerëzve që marrin vitamina, por përzierja është një shenjë e marrjes së vitaminës me stomak bosh ose marrjes së vitaminave të gabuara. Sigurohu që t’i merrni pas ushqimit dhe jo vetëm pas një filxhan kafeje. Në qoftë se kjo përzierje nuk do të ikë, ndërroje llojin e vitaminave.

3.Më shumë ushqim i marrë shndërrohet në energji

Vitaminat do të ndihmojnë trupin tuaj të pastrohet nga lëndët e panevojshmne dhe gjithashtu ato do ta kthejnë ushqimin tuaj tërësisht në energji të pastër. Sidoqoftë kjo nuk do të thotë që ju të hani çfarëdo lloj ushqimi dhe të prisni që vitaminat ta shndërrojnë në ndjesi të mirë. Ju duhet të jeni të vetëdijshëm për një dietë të balancuar.

4.Memoria afatshkurtër do të përmirësohet

Çuditërisht, studime kanë treguar se vitaminat e përditshme mund të sjellin përmirësim të kujtesës afatshkurtër. Pra merrni një multivitaminë, sepse performanca juaj e punës është gati të përmirësohet.

5.Muskujt tuaj do të forcohen

Vitamina D është një lëndë ushqyese në veçanti që do të përmirësojë forcën e muskujve, kështu që nëse ju merrni suplementet e duhura, i gjithë trajnimi i forcës do të shpërblehet në një mënyrë mjaft të mirë. Kjo është arsyeja pse do të jetë e vështirë për të gjetur një atlet profesionist që nuk merr vitamina çdo ditë.

6.Lëkura do t’iu duket më e shëndetshme

Nëse ju do të keni të gjithë ato vitamina duke “notuar” në trupin tuaj lëkura juaj do të rigjenerohet. OK, mbase jo të rigjenerohet, por janë disa vitamina-C dhe-E  që njihen për ndihmesën që japin në dukjen e lëkurës freskët dhe shëndetshëm.