6 mënyrat se si ta LENI DUHANIN

31.03.2017 23:38:42

Janë bërë disa muaj prej kur ligji për duhanin ka filluar të aplikohet në vendin tonë.Për fillim rezultatet janë të kënaqshme sa i përket hapësirave të mbyllura publike.Po të shikosh për një moment në shumicën e lokaleve nuk

mund të besosh se vërtet askush nuk tymos ndonjë cigare, por fatkeqësisht
kjo nuk ndodhë edhe nëpër shtëpitë tona, në të cilat tymi duhanit është ORENDIA më e zakonshme dhe më UNIVERSALE.

Tash të gjithë i dimë pasojat e duhanit dhe nuk na duhet të pyesim mjekun për pasojat e duhanit dhe se sa rende duhani dëmton shëndetin .

Gjithashtu gjithë e dimë që është e vështirë ta lëmë duhanin dhe se nuk ka ndonjë bar magjik që ta mundësoj këtë. Sidoqoftë ka disa mjete dhe trika që mund të ju ndihmojnë duhanpirësve ta tejkalojnë dëshirën e zjarrtë dhe vazhdosh tutje pa ndez cigaren..Por mos harroni se e tëra çka duhet dhe që është çelësi i kësaj pune është vullneti dhe vendosshmëria e fuqishme për të lënë duhanin, pavarësisht se në vendin ku jetojmë është paksa e vështirë duke pasur parasysh se një pjesë e konsiderueshme do të mundohen të ta rrënjosin këtë ves të keq duke thënë “ pije more njo se s’bohet nomi” , “ aiiii sen s’të bon, filan fisteku ka jetu 100 vjet tu pi non-stop duhan”…

Mendoj se është koha t’i thuhet STOP kësaj injorance, ti thuhet këtu o fundi kësaj neglizhencë.

Poshtë do të gjeni gjashtë metoda nga më të mirat dhe shpresoj se do i praktikoni që duhani më të mos jetë pjesë e jetës tuaj.

1. Mentoll – Shija e mentollit apo pepermintit e bënë gojën e duhanpirësit të ndihet e freskët dhe e pastër, e kjo e mashtron trurin dhe e bënë të ndjenë me pak dëshirën për të ndezur cigaren. Vendos mentoll gjithandej kështu që i ke afër sa herë që të nevojiten. Merr me vete, lëri në veturë, mbushi xhepat dhe gjithkund nëpër shtëpi.

2. Pi ujë – Për të kaluar dëshirën për ta ndez cigaren dhe në të njëjtën kohë për të forcuar qëllimin pozitiv për të qenë më i shëndetshëm, një trik i mirë është që të pish një gotë ujë shumë ngadalë kur goditeni nga dëshira për ta ndez. Gjersa pini ujin imagjino sikur uji po ju largon dëshirën si dhe shpërlan duke nxjerr jashtë të gjitha materiet toksike të duhanit. Suan Gayle tregon se dëshira e zjarrtë për ta ndez cigaren zgjat vetëm 15 sekonda. Kështu me pirjen e ujit ju e shpërqendroni vetveten dhe dëshira për ta ndez largohet.

3. Çamçakëz – kjo mund të duket e qartë, por ekspertët thonë se ka një arsye që ata e rekomandojnë çamçakëzin – vërtet funksionon. Shija e çamçakëzit e mban gojën e freskët, kështu duke e bërë pirjen e duhanit më pak atraktive. Vet akti i përtypjes çliron dëshirën për stimulim oral dhe në të njëjtën kohë e mbanë gojën të nxënë. Shpesh duhanpirësit zgjedhin çamçakëz me nikotinë por shumë ekspertë që ndihmojnë për ta lënë duhanin thonë se çamçakëzi pa sheqer dhe me shije mint funksionon njëjtë e ndoshta edhe më mirë.

4. Përdor çamçakëz nikotine – jo të gjithë ekspertët pajtohen në dobitë e zëvendësuesve të nikotinës (cigares) që ndryshe e quajnë terapi e zëvendësimit të nikotinës pasi që nuk e thyejnë fiksimin fizik ndaj duhanit. Sidoqoftë ato mund të jenë të dobishme në tejkalimin e fiksimit psikologjik ndaj duhanit, që është pjesë e rëndësishme e gjithë kësaj pune. Prapëseprapë ekspertët sugjerojnë se arnat (patch) apo çamçakëzi duhet të përdorën vetëm në kombinim me konsultim apo përkrahje grupore sepse nuk ka shumë gjasa që të funksionojnë vetvetiu. Arnat (patch) apo çamçakëzët vijnë me fuqi të ndryshme. Duhanpirësit që pinë më shumë se 25 cigare në ditë duhet të fillojnë me më të fuqishmen kurse me versionin me të dobët ata që pinë më pak se 7 cigare në ditë.
5 Ha rrush të kuq ose vjollcë– të hash rrush jo vetëm që është një teknik për stimulim oral por gjithashtu kimikalet natyrale dhe antioksiduesit në rrush punojnë për të ju çliruar nga dëshira për ta ndez cigaren, thotë ekspertja Susan Gayle.

6. Përdor kalendarin– Njeriut i duhen 21 ditë që një lloj mendimi ti bëhet proces automatik, diçka që kërkohet për të eliminuar vesin e pirjes së duhanit, thonë ekspertët. Tre javë pa pirë duhan mjaftojnë që kjo veti e mirë të ngulitet në mendje. Por ashtu sikur cilido duhanpirës apo pijanec mund të ta thotë se ato pak ditët e para janë më të vështirat. Pas atyre ditëve, dëshira zvogëlohet dhe intervali i shfaqjes së kërkesës për ta ndez cigaren zgjatet kështu duke ju ofruar duhanpirësve më shumë kohë të ndjesisë së mirë.

Vendos një kalendar aty ku një duhanpirës në shtëpinë tuaj mund ta shoh dhe shëno çdo ditë që ai/ajo ka kaluar pa pirë duhan. Shpërbleje në fund të javës së parë dhe të dytë me diçka që ai/ajo vërtetë e dëshiron, po që se mundesh edhe dhuratë të shtrenjtë ble për të! Në fund të javës së tretë bëj diçka të rëndësishme për ta përkujtuar rastin, si për shembull qite në drek apo përgatit diçka speciale për të.

Ndoshta edhe keni ndonjë fëmijë në shtëpi i cili ju dhimbset më shumë se vetvetja. Nëse për vetveten nuk e leni atëherë mos i bëni dëm atij /asaj duke i bërë qejf vetes ose së paku nëse nuk e len atëherë mos e pi afër ti/saj. MOS I BEJ DËM TË TJERËVE DUKE I BË QEJF VETES.