Londër, një zjarr i madh shpërthen pranë 02 Arena në Greenwich (Foto)

08.08.2016 18:23:46

Mbi 100 zjarrfikës janë thirrur për të shuar një zjarr të madh në afërsi të 02 Arena në Greenwich, Londër, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Tymi që ka mbuluar zonën mund të jetë duke ndotur të gjithë qytetin ndërkohë shërbimet e emergjencave janë duke nxituar drejt vendit të ngjarjes në Tunnel Avenue, Greenwich.

Tymi që ka mbuluar zonën mund të jetë duke ndotur të gjithë qytetin ndërsa shërbimet e emergjencave janë duke nxituar drejt vendit të ngjarjes në Tunnel Avenue, Greenwich.

Zjarrfikësit nga e gjithë lindja e Londrës janëangazhuar, ndërkohë që rrugët përreth janë mbyllur dhe shoferët janë duke u paralajmëruar për tymin që po mbush rrugët.

Millenium Way dhe Brrod Street janë mbyllur nga shërbimet e emergjencës.