Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është shprehur i bindur se Lutfi Haziri dhe qytetarët e Gjilanit janë bashkë.
Në një postim në facebook, z. Mustafa ka shprehur, po ashtu, bindjen se Gjilani nuk dorëzohet në duart e degraduesve dhe shkatërruesve dhe se molotovi nuk ka vend në Gjilan.
Ky është postimi i plotë i z. Mustafa:
Lutfi Haziri dhe qytetarët e Gjilanit janë bashkë. Bashkërisht do të qeverisin Komunën e Gjilanit edhe shumë vite.
Luta, Kryetar i Gjilanit, me shumë punë dhe shumë merita.
Gjilani nuk dorëzohet në duart e degraduesëve dhe shkatërruesve. Gjilani përkrahë LDK-në.
Mollotovistët nuk kanë vend në drejtimin e Gjilanit.