Në takim, kryeministri grek qartë bëri të ditur se vendi fqinj duhet të ndërmarrë hapa konkret për të shkuar përpara dhe të bëhet anëtare e NATO-s, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Tsipras, gjithashtu, theksoi se SHBA-ja mund të luajë rol të rëndësishëm në anën e Maqedonisë, me qëllim që vendi të ndërmarrë hapa të nevojshme në drejtim të zgjidhjes së çështjes për emrin.
Në takim u përsërit edhe mbështetja amerikane dhe greke për rrugën euroatlantike të Maqedonisë, si dhe për popullin e saj.
Pence, në emër të SHBA-së e konfirmoi pozitën e fuqishme të vendit të tij për kursin euroatlantik të Maqedonisë për të cilin konsideron se është shumë e rëndësishme të vazhdojë dhe tërësisht e njeh rëndësinë e zgjidhjes së çështjes për emrin.
“Në takimin midis Tsipras dhe Pence nuk kishte asnjë befasi në debatin për Maqedoninë, e as nuk është kryer asnjë presion”, theksuan burimet nga kabineti i kryeministrit grek.









































