Shqipëri: Imuniteti, mblidhet Këshilli i Mandateve, simpatizantët në mbështetje të Tahirit

20.10.2017 11:22:24

Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit është mbledhur në orën 11:00 të ditës së sotme për të vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, tashmë deputet i Partisë Socialiste.

Vetë Tahiri ka preferuar ti drejtohet në këmbë rrugës për në kryesinë e Kuvendit, i ndjekur nga simpatizantë të shumtë që e mbështesnin.

Me gjithë këmbënguljen e mediave për t’i marrë një prononcim, ish-ministri është treguar hermetik, duke thënë vetëm se duhet të kini durim edhe 5 minuta…