PDK dështon në Kamenicë, në balotazh LDK e VV

22.10.2017 22:24:03

Partia e Kadri Veselit ka dështuar në Kamenicë në zgjedhjet lokale. Atje në balotazh shkojnë  LDK e  Vetvendosje

Partia Demokratike e Kosovës që ka qeverisur në katër vjetët e fundit në Kamenicë, nuk ka arritur të futet as në balotazh.

Në këtë komunë për balotazh do të garojnë, Qendron Kastrati nga Vetëvendosja i cili ka fituar 34,82% të votave dhe Shaip Surdulli nga LDK-ja me 28,36 për qind.

Kandidati i PDK-së, Kujtim Gashi i ka fituar vetëm 15,54 %. Faton Jakupi nga AAK-ja ka fituar 14,54 %, Amir Canaj nga AKR-ja i ka fituar 7,13 % dhe Albert Sermaxhaj nga NISMA 2.11%.

Në zgjedhjet e fundit lokale, PDK ka qeverisur me Begzad Sinanin. Më herët Kryetar i Kamenicës ishte Shaip Surdulli i LDK’së.