Gjendet i vdekur një person në Pejë, policia nis hetimet

20.09.2021 10:16:29

Është gjetur një person pa shenja jete në Pejë.

Në raportin policor, thuhet se rasti ka ndodhur pasditen e së dielës, shkruan lajmi.net.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është inicuar si “hetim i vdekjes”.

“Pejë, 19.09.2021-17:53. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”