Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka vendosur që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar rinumërimin e votave për kryetar të Prishtinës.
Florian Dushi nga LDK-ja ka thënëse po presin rezultatet përfundimtare, më pas do të vendosin.
“Nuk është vendosur ende, po i presim rezultatet përfundimtare, më pas do të vendosim”, ka thënë Dushi
LDK-ja e ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës Supreme që refuzoi vendimin e PZAP-së për tu rinumëruar votat në Prishtinë dhe Prizren.
Po ashtu LDK-ja ka dhënë qëndrim publik, duke mos pranuar rezultatin në Prishtinë.
Gara në kryeqytet në mes LDK-së dhe VV-së ishte 365 vota në favor të kësaj të fundit.