Lulzim Basha: Në Kuvend do frenojmë pr/buxhetin e “pastrimit të parave”

29.11.2017 22:32:03

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se është kundër pr/ buxhetit të 2018 , duke e cilësuar atë si një buxhet të pastrimit të parave të pista. Sipas shefit të opozitës,buxheti duhet të jetë akti i fundit i kësaj qeverie.

“Nesër Edi Rama ka ndërmend të finalizojë buxhetin e pastrimit të parave të pista, të varfërimit të fermerëve, rrënimit e mëtejshëm të shëndetësisë, ndotjes së Shqipërisë me skemën 400 milionë euro si skemë mafioze korruptive.

Qëndrimi i PD-së është kundër këtij projekti. Buxheti është dhe duhet të jetë akti i fundit i kësaj qeverie, dhe ne nuk do të lejojmë të zbatohet. Pjesë e këtij qëndrimi do të jetë dhe dita e nesërme ne parlament ku do të paraqesim disa amendamente. PD depozitoi 15 amendamente për buxhetin 2018. Amendamentet janë konkretizim i vizionit të PD për taksa të ulëta, për të mbështetur biznesin e vogël dhe të mesëm, për të fuqizuar ata që jetojnë me punë të ndershme dhe për të ndihmuar më të pamundurit.

PD propozon taksën e sheshtë 9%, tvsh 15%, pragu për tvsh e biznesit të vogël 12 mln lekë në vit, heqja e taksës së qarkullimit që ul çmimin e karburantit me 200 lekë për litër, rritje e fondit për pagat dhe pensionet, që të mos jetë vendim vetëm elektoral si i PS, rritje e fondit për të përndjekurit, rritje e fondit për ndihmën sociale dhe arsimi në 5% të buxhetit. Ku gjenden paratë? Tek heqja e miliarda lekëve që jepen për ndërtimin e inceneratorëve dhe konçensioneve të skemave korruptive dhe pastrimit të parave të pista”, tha Basha.