Zinedine Zidane e ka komentuar barazimin e Real Madridit me Athletico Bilbaon.
Reali barazoi 0-0 me Bilbaon në stadiumin ‘San Memes’.
“Barazimi është një rezultat i drejtë”, nisi konferencën trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.
“Tifozët në San Memes janë më të mirët. Mbajnë filozofinë dhe krenarinë pa marrë parasysh se çfarë ndodhë”.
“Jam shumë i lumtur për ndeshjen, por i zhgënjyer që nuk shënuam, sidomos për lojtarët. Ata kanë dhënë gjithçka. Ne merituam më shumë”, ka vazhduar francezi.