Delawie në takim me presidentin

17.01.2018 12:42:49

Ambasadori amerikan, Greg Delawie në këto momente është duke zhvilluar një takim me presidentin, Hashim Thaçi.

Takimi me presidentin vjen pasi që diplomati amerikan në një adresim për media i bëri paralajmërimet e fundit për Gjykatën Speciale.

Delawie, ka ritheksuar edhe një herë se zhbërja e Gjykatës Speciale e çon Kosovën prapa.

Sipas tij, kjo gjykatë është me rëndësi për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe njëjtë duhet të jetë edhe për Kosovën.