Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, siç është paralajmëruar, u është drejtuar qytetarëve të Kosovës me një mesazh telefonik me të cilin ka shprehur urimet e tij me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Nga Gjermania, z. Mustafa ka bërë thirrje për unitet, që “bashkërisht të kapërcejmë edhe disa faza që janë shumë të rëndësishme për ne në jetësimin e të gjitha aspiratave tona që na i ka lanë presidenti Rugova por edhe gjithë luftëtarët e UÇK’së, heronjtë e heroinat tona.”
Më tej kryetari Mustafa, ka shtuar se ” në këto momente dhe në këtë përvjetor konsideroj se ajo çfarë na nevojitet, na nevojitet uniteti për çështjet themelore të shtetndërtimit tonë”.
Këtë mesazh telefonik, kryetari Mustafa e ka dhënë nëpërmjet RTK-së, përkatësisht nëpërmjet edicionit të lajmeve të këtij mediumi publik.
Më poshtë mund ta dëgjoni mesazhin telefonik të kryetarit Mustafa.