Nënkryetari i LDK-së, dhe kryetar i Istogut, z. Haki Rugova ka uruuar qytetarët me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës!
Në urimin e tij, z. Rugova e quan ditë krenarie ditën e sotme, dhe shprehet me mirënjohje për presidentin Rugova dhe për gjithë ata që kanë kontribuar për shtetin e Kosovës.
Z. Rugova, shpreh bindjen se të bashkuar do t’ia dalim ta bëjmë Kosovën shtet siç i ka hije dhe që brezat të jenë krenarë me ta.
Ky është urimi i z. Rugova:
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës!
Të nderuar qytetarë të komunës së Istogut!
Urime 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.
Sot është një ditë krenarie dhe gëzimi për të gjithë ne.
I jemi mirënjohës përjetësisht themeluesit të shtetit të Kosovës, Presidentit Ibrahim Rugova dhe të gjithë atyre që dhanë kontributin e tyre për ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Ne gjithë bashkë jemi në një rrugëtim dhe së bashku do ja dalim që Kosovën ta bëjmë shtet ashtu siç i ka hije, që breza të tërë të jenë krenar me të.
Urime !