“Zyra për Kosovë e Metohi”: Billbordi në Suharekë nxitë urrejtje etnike

21.08.2016 21:16:16

Zyra për Kosovë e Metohi kërkon nga institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë, që menjëherë të heq billbordin e vendosur në Mushtisht të Suharekës, pasi që në mënyrë të drejtpërdrejt ndezë urrejtje nacionaliste dhe dekurajonë serbet të cilët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t’u kthyer në fshat, shkruan Tanjug.

“Çdo vit shqiptarët në këtë pjesë të Metohisë në prag të festës së Zonjës së Madhe e cila festohet edhe në Mushtish, mundohen të shkaktojnë incidente. Në mënyrë të organizuar kosovarët po e pengojnë kthimin e serbëve në këtë pjesë edhe pse Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes në Prishtinë dhe Bashkimi Evropian miratuan kthimin e personave të zhvendosur dhe ndërtuan dhjetë shtëpi për të kthyerit”, thuhet në reagimin e Zyrës për Kosovë dhe Metohi.

Tutje, në reagim thuhet se Zyra për Kosovë dhe Metohi pret nga autoritet e Kosovës të marrin të gjitha masat e nevojshme të sigurisë për të shënuar festën e Zonjës e cila mbahet me 28 gusht.

Në billbordin e vendosur në këtë fshat, qytetarët kanë shfaqur disa fotografi me mbishkrimin “Kjo është ajo çka lanë pas veti kur u larguan nga Mushtishti serbët lokal”, duke kujtuar kështu krimet e luftës të kryera nga serbët.