Ka nisur mbledhja e qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi në qytetin e Shkodrës. Kryeministri Edi Rama priti në një ceremoni zyrtare homologun e tij Duško Marković dhe kabinetin qeverisës.
Në fjalën e mbajtur gjatë mbledhjes, theksoi se duhet bërë më shumë për nxitjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. Rama vlerësoi fqinjësinë me Malin e Zi, duke shtuar se theksuar se ai është shembulli më i mirë i fqinjësisë dhe vëllazërisë.
“Ky është takimi i parë ndërqeveritar këtu në Shkodër. Në një qytet dhe kryeqendër ku u ndërtua më së miri dhe dëshmohen elemente kulturore. Më vjen shumë mirë ta theksoj se për ne fqinjësia e mirë me Malin e Zi është shembulli më i shkëlqyer i marrëdhënieve vëllazërore mes fqinjësh.
Ne jemi të lumtur që ndajmë kufirin me ju ashtu sikundër ndjekim shumë me dëshirë e respekt të gjithë progresin dhe përpjekjet tuaja të jashtëzakonshme që e kanë transformuar rrënjësit Malin e Zi, duke e kthyer në një model referimi për të gjithë. Kemi një dialog si skam ë të mirë politik, dhe jemi bashkë të orientuar në rrugën e integrimit euro-atlantik.
Na vjen mirë që na u dha mundësia që ta shprehim me veprim të gjithë dashurinë dhe respektin për ju, duke ju mbështetur pa rezerva në procesin e integrimit në NATO. Ndaj edhe më skeptikët mund ta shohin që anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka forcuar stabilizimin në rajon”, deklaroi Rama.
Axhenda e mbledhjes së përbashkët
Ora 10.30 -mbledhja e përbashkët fjalët hapëse;
Ora 11.00- nënshkrimi i marrëveshjes;
Ora 11.30- konferenca e përbashkët për shtyp;
Ora 12.30- forumi i biznesit








































