Në moshën 33-vjeçare Behrami i jep lamtumirën ekipit kombëtar të Zvicrës pas 83 paraqitjeve. Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari në Instagram ku shkruan: “Karriera ime ndërkombëtare ka përfunduar. Kapitull i mbyllur”.
Behrami ka qenë pjesë e Zvicrës në disa kompeticione madhore teksa me pjesëmarrjen në Rusi 2018 ai u bë lojtari i parë zviceran që aktivizohet në 4 Kupa Bote radhazi.
Valon Behrami (i lindur më 19 prill 1985) aktualisht luan si mesfushor për Udinesen. Klubet e tij të mëparshme kanë qenë Stabio, Chiasso, Lugano, Genoa, Verona, Lazio, West Ham United, Fiorentina, Napoli dhe Watford.