Restoranti në Paris refuzon tu shërbejë grave muslimane

28.08.2016 21:36:57

Një video tregon që në një restorant në periferi të Paris pasi refuzuan që tu shërbejnë dy grave myslimane ky fakt ka ngjallur zemërim në Francë dhe është bërë thirrje për protesta.

Në videon e cila është shprëndarë në media sociale tregon një burrë i cili po u drejtohej grave të mbuluara duke thënë: “Terroristët janë muslimanë dhe të gjithë muslimanët janë terroristë”.

Incidenti ndodhi në restorantin Le Cenacle natën e së shtunës. Të dielën ky burrë u kërkoi falje personave që ishin mbledhur jashtë.

Videoja brenda restorantit duket se është filmuar fshehurazi nga njëra prej grave.