LDK: AAK e Nisma janë dorëzuar para PDK-së dhe Thaçit!

04.09.2018 15:55:04

Lidhja Demokratike e Kosovës ka ëshuar një deklaratë për medie, nëpërmjet të cilës komenton zhvillimet  e sotme në Kuvendin e Kosovës, e që i bie se jep edhe arsyen se përse ka lshuar seancën.

Në këtë deklaratë, Lidhja Demokratike e Kosovës i referohet emërimit të Limajt si shef i ekipit negociator në Bruksel dhe mbështetja që tashmë AAK dhe Nisma i kanë dhënë këtij procesi, e të cilin ajo e quan dorëzim të tyre te Thaçi.

Kjo është deklarata e plotë për medie e Lidhjes Demokratike e Kosovës:

Deklaratë për medie

Seanca e thirrur nga Qeveria është dorëzim i AAK-së dhe Nismës përballë presionit të PDK-së dhe Thaçit për prishje të koalicionit dhe shantazheve të ditëve të fundit.

Këto dy parti tash do të luajnë lojën e z.Thaçi duke nëpërkëmbur shtetin e Kosovës. Ekipi negociator, që nuk përfaqëson vullnetin e shumicës së qytetarëve shumicë të Kosovës, do të përligj në emër të Qeverisë marrëveshjet e fshehta të z.Thaçi me Serbinë.

Shteti i Kosovës po hynë në një fazë kritike të ekzistencës së vet për shkak të veprimeve të kastës udhëheqëse, vrastare për perspektivën e shtetit të Kosovës.

Për LDK-në, sovraniteti dhe integriteti i Kosovës është pa negociueshëm. LDK-ja nuk do të lejojë përdhosje të shtetit të Kosovës. LDK-ja do t’ju prij ndryshimeve që duhet të ndodhin së shpejti në Kosovë. LDK-ja nuk do të dorëzohet ndaj dhunës që po i bëhet shtetësisë së Kosovës.