Avdullah Hoti: Teuta Rugova veproi në kundërshtim me qëndrimin e LDK-së!

04.09.2018 15:39:02

Në një postim në facebook, LDK thotë se shefi i Grupit Kuvendor të LDK-së, qëndrimin e Teuta Rugovës në seancën e sotme, e kosnderon në kundrështim me qëndrimin e kësaj partie.

Ky është postimi i plotë në faqen e LDK-së në facebook:

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokrarike të Kosovës ka thënë se pjesëmarrja e deputetes Teuta Rugova në seancën e sotme është në kundërshtim me qëndrimin e LDK-së, i cili qëndrim është bërë publik para fillimit të seancës.

Secili deputet i LDK-së duhet të kontribuojë në debatin ku përcaktohen qëndrimet e Grupit Parlamentar të LDK-së, dhe ka obligim t’i respektojë ato qëndrime ka shtuar Hoti.