Pentagonit njofton për fillimin e operacioneve ushtarake në Irak

31.08.2016 16:27:14

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) njoftoi për nisjen e operacionit për rimarrjen e qyteteve Mosul në veri të Irakut dhe Raka në veri të Sirisë.

Joseph L.Votel, komandanti i shtabit qendror të ushtrisë amerikane në Lindjen e Mesme në një konferencë për shtyp ka thënë se elementë terroristë të ISIS Rakan e kanë kthyer në qendër të tyre dhe me lëvizjen e forcave ushtarake në drejtim të Mosul shumë shpejt do të nisë procesi për çlirimin e  qytetit Raka.

Votel tha se përleshjet pritet të jenë të vështira pasi terroristët përdorin bomba artizanale. Ky gjeneral amerikan shprehu shqetësimet e tij mbi mundësinë e përdorimit të civilëve nga ISIS si mburojë njerëzore dhe tha se ashtu siç jeni në dijeni ISIS ka përdorur disa herë këtë metodë duke e vështirësuar shumë operacionin për eliminimin e ISIS.

Vatel tha se terroristët e ISIS në qytetin Mebaxh nuk ndjekin urdhrat e Abu Bekr Bagdadit kreut të grupit terrorist ISIS.