Dronët e Hezbullahut sulmojnë pozicionet e terroristëve në Siri

11.08.2016 10:55:05

Dronët e Hezbullahut kanë sulmuar pozicionet e grupeve terrorist enë jug të qytetit Alepo që ndodhet në veri të Sirisë.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, Hezbullahu i Libanit ka sulmuar rrethinat jugore të qytetit Alepo me dronë duke shkatërruar disa pozicione të grupeve terroriste. Disa pamje filmike tregojnë bombardimin e pozicioneve të grupit terrorist Al Kaida dhe UCS në rrethinat e fshatit Khelase.

Më herët Hezbullahut dronët i ka përdorur për të sulmuar grupet terroriste në rajonin Ersal të Libanit dhe kjo është hera e parë që teknologjia e sulmeve me dronë përdoret nga Hezbullahu në Siri. Forcat e Hezbullahut të mbështetur nga avionët rusë luajnë rol të rëndësishëm në mbështetje të ushtrisë siriane në luftën kundër terroristëve në Siri.

Vlen të theksohet se fshati Khelase që nga muaji korrik, është sulmuar nga personat e armatosur dhe më pas është pushtuar nga grupi terrorist Xheishul Fat’h. Grupi terrorist Xheishul Fa’t ditët e fundit ka kryer disa sulme në qytetin Alepo duke marrë jetën e 142 civilëve mes tyre 48 fëmijë dhe 31 femra dhe plagosur 672 të tjerë. Siria përballet me trazira dhe sulme të grupeve terroriste që prej vitit 2011.