Donald Trump: Obama është themelues i ISIS

11.08.2016 10:57:01

Donald Trump e ka përshkallëzuar retoriken e vet kundër presidentit Barack Obama dje në mbrëmje duke e quajtur atë themelues të grupit terrorist, ISIS.

Kandidati republikan për president të ShBA-së, Donald Trump, i bëri këto komente gjatë një tubimi në Florida, shkruan The Guardian.

Ndërkohë, vetëm një ditë më parë, Trump dha sinjal se kundërshtarja e tij në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Hillary Clinton, të vritet nga përkrahësit e të drejtave të armëve.

“ISIS është duke i bërë nder presidentit Obama,” tha Trump, duke shtuar: “Ai është themeluesi i ISIS. Ai e themeloi ISIS-in. Dhe, do të thosha se bashkëthemeluesja është Hillary Clinton e shtrembër.