Pjesëtarët e njësive rajonale të policisë së Kosovës në Ferizaj kanë kryer një kërkim në Shkollën Ekonomike-Tregtare “Jovan Cvijic”, Shtërpcë ku me këtë rast kanë gjetur një sasi të madhe eksplozivi, raporton TV Herc.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka thene se gjatë kontrollit, njësia e mjeteve shpërthyese ka gjetur 43 copa tritol, 23 detonatorë mekanike, tri mina anti-tank.
Një deklaratë mbi rastin e ka dhënë edhe drejtori i shkollës i cili tha se ai nuk kishte njohuri të eksplozivëve në bodrumin e shkollës.