Manchester City rikthehet te fitorja në Premier League pas humbjes së papritur në fushën e Newcastle pak ditë më parë dhe këtë e bën përballë një kundërshtari të fortë si Arsenali. 3-1 përfundoi kjo sfidë e zhvilluan në “Etihad Stadium”, ku meritoi ovacionet e publikut vendas Sergio Agero, i cili ishte autor i të tre finalizimeve të Citizens.
Kun Aguero me këtë tregolësh shkon në kuotën e 14 finalizime në Premier, duke qenë golashënuesi i tretë më i mirë i kampionatit (Salah 16, Aubameyang 15), ndërsa Manchester City rrit presionin ndaj Liverpoolit (The Reds kanë 2 pikë më shumë, 61/59), që luan këtë të hënë në fushën e West Hamit.
Sa i përket kronikës së ndeshjen, golin e parë të sfidës Aguero e realizoi me kokë që në sekondën e 48-të, ndërsa në minutën e 10-të barazoi Koscielny. Aguero e gjeti sërish golin në fundin e pjesës së parë, ndërsa të tretin personal, që i jep të drejtën për të marrë topin në shtëpi e shënoi në minutën e 61-të.