Swansea City e ka befasuar skuadrën e Manchester City duke i shënuar dy gola të shpejtë.
Skuadra që pozicionohet në vendin e 15-të në ‘Championship po avancon me dy gola ndaj liderëve të Premierligës.
Golin e dytë në këtë takim e realizoi reprezentuesi i Kosovës, Bersant Celina, shkruan lajmi.net.
Goli i Celinës erdhi në minutën e 29’ pas një kundërsulmi mirë të interpretuar, që u finalizua me gol edhe më të bukur.