Bashkia e Pukës do i ndërtojë shtëpinë familjes Ndoji, ku mëngjesin e sotëm banesa u përfshij nga flakët dhe u dogj tërësisht.
Burrë dhe grua humbën jetën nga zjarri që përfshiu banesën si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa 4 fëmijët e çiftit dhe dy të moshuarit që jetonin me ta, mundën të shpëtonin pasi u hodhën nga dritaret. Kryetari i Bashkisë Pukë Gjon Gjonaj, ka marrë përsipër që të rindërtojë banesën e familjes. Po ashtu, bashkia do të heqë edhe shpenzimet e ceremonisë mortore për bashkëshortët.









































