Kriza politike që ka përfshirë vendin duket larg një zgjidhje konkrete. Teksa palët politike nuk japin asnjë sinjal për dialog, ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, deklaroi se Basha dhe Rama kanë rënë dakord dhe zgjedhjet lokale do të shtyhen për në vjeshtë.
Në studion e emisionit “360 Gradë” në RTV Ora ai deklaroi se zgjedhjet lokale të përcaktuara për tu mbajtur në 30 qershor do të mbahen në tetor.
Klosi: Zgjedhjet do të bëhen në tetor, kanë rënë dakord. Zgjedhjet lokale, të Kuvendit mbase janë vitin tjetër. Do bëhen në tetor dhe kanë rënë dakord. Në gjithmonë kemi “ngrënë” me njëri-tjetrin dhe pastaj kemi dalë bllof se të tjerë vendosin dhe ne bëjmë debate.
Gjokutaj: Po të ishte opozita në parlament do të shtyhej dhe po të mos ishte bërë protesta do të shtyheshin zgjedhjet? Ma thuaj këtë.
Klosi: Prapë do ta hajë ai në zgjedhje.
Gjokutaj: Prisni, avash.
Klosi: Po mirë, nëse di ndonjë gjë na e thuaj.
Gjokutaj: Ky është produkti i protestës.