Pamjet nga vendi i ngjarjes ku një 16 vjeçar ishte therrur mbrëmë me thikë në Prishtinë.
Mbrëmë ka ndodhur një incident midis disa të rinjve në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.
Si pasojë e kësaj ka mbetur i plagosur me thikë një person.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka treguar se personi i cili është therur me thikë është i moshës 16 vjeç dhe është dërguar për tretman mjekësor.