Plaçkitje e veturave, arrestohet gjakovari

06.09.2016 12:31:35

Hetues policorë të Stacionit Policor ”Veriu” në Prizren, pas një pune hetimore disaditëshe kanë arritur që ta identifikojnë e më pas ta arrestojnë të dyshuarin J.P., nga fshati Marmull i Gjakovës, tani me banim në Prizren mbi bazën e dyshimit se i njëjti në bashkëpunim  me  të dyshuarin tjetër J.D., i arrestuar ditë më parë nga policia, se me 12 dhe  19 korrik 2016 kanë plaçkitur dy vetura.

Pas një plani operativ taktik të bërë nga hetuesit SP Prizren-Veri, për arrestimin e të dyshuarit J.P., i njëjti është arrestuar  rreth orës 17:25  të datës 05.09.2016 në rrugën Besim Ndrecaj  në  Prizren  dhe është  shoqëruar në SP Prizren -Veri. Është  intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ku i njëjti ka pranuar se ka kryer veprat penale (Plaçkitje e Mjeteve Motorike).

 

 

Në lidhje me veprimet policore është njoftuar prokurori i lëndës  dhe i njëjti merr vendimin e ndalimit policor për 48 ore. Rasti është duke u hetuar.