Presidenti Ilir Meta i ka përshëndetur qytetarët shqiptarë sot, pas tërmetit shqetësues, duke i ftuar t’i kthehen normalitetit.
Krahas fotos së mëposhtme, ku ai ka dalë tek përkëdhelur qenushin e familjes, Meta shkruan: “Mirëmëngjes të dashur miq. Me rëndësi është t’i kthehemi jetës së përditshme dhe qetësisë në familjet tona! Ju uroj një javë të mbarë!”
Edhe pse e hënë, kreu i shtetit ka vendosur të ketë këtë urim.






































