Prokurorja Speciale Drita Hajdari, e cila ka ngritur aktakuzën ndaj 11 të përfshirëve në rastin ‘Pronto’, është shprehur e zhgënjyer me vendimin e sotëm të Gjykatës.
“Jam tepër e zhgënjyer me vendimin lirues. Kryetari i trupit gjykues është dashtë së paku me dhënë arsyetim për një vendimin të tillë, sepse ligji e obligon që ta sqarojë shkurtimisht vendimin”.
Ajo ka shprehur shqetësimin se ky nuk është rasti i parë ku të fuqishmit e politikës i shmangen drejtësisë.
“Për fat të keq ky nuk është rasti i parë në të cilin njerëz të fuqishëm nga politika apo rrethi i tyre i shmangen drejtësisë”, ka thënë Hajdari për Kallxo.com.
Ajo ka shtuar se ka shpresa te një vendim ndryshe nga Gjykata e Apelit.
“Pasi që e pranoj aktgjykimin me shkrim do të paraqes ankesë, meqë mbetem pranë qëndrimit që të akuzuarit kanë kryer veprat për të cilat i ka akuzuar prokuroria”.