Nga: Ahmet Asani
Mendojmë se diaspora shqipfolëse nga Kosova dhe viset e saja, ka pas dy momentume kritike kur është dashur të bëjë ndryshime të mëdha:
1. Ishte viti 1990 kur duhej heq dore nga forma e organizimit dhe veprimit monist për të kaluar në formën e veprimit pluralist- gje tê cilën e beri diaspora dhe
2. Viti 1998 kur diaspora duhej përshëndetur me jetën dhe veprimtarinë partiake, per t’u organizuar si Bashkesi (komunitete) shqipfolëse në baza kombëtare, gjë të cilën nuk e bëri!?
Kanë kaluar 21 vite nga çlirimi i Kosovës dhe asnjë nga qeveritë e deritanishme nuk ështê treguar bashkëpunuese me organizimet që punuan në drejtim të departizimit të diaspores shqipfolëse! Po përmendim këtu Kosovën dhe qeveritê e saja, sepse një bashkëpunim në këtê drejtim, me qeveritë e Maqedonisë dhe Serbisë, prej nga vjen një pjesë e konsiderueshme e diasporës shqipfolëse, ka qenê pamundur dhe ende është i vështirë!
Një prej instrumenteve të rëndësisë së posaçme në drejtim të organizimit të diasporës shqipfolëse në Bashkësi (komunitete) Shqiptare, padyshim se janë “Qendrat Kulturore Shqiptare”. Në këtê drejtim prinê Zvicra me organizimin e parê në botë “Fondi i Qendrave Kulturore Shqiptare në Zvicer” (Fonds der Albabischen Kulturzentren in der Schweiz) i themeluar më 28 tetor 2018!
Nëpërmjet këti shkrimi i bëjmë FTESË PUBLIKE Qeverisë dhe Kryeministrit Kurti, që ta mbështes vizionin e ngritjes së Qendrave Kulturore Shqiptare në diasporë, mekanizëm ky i cili do të mobilizonte dhe frymëzonte diasporën shqipfolëse që paralel me ndërtimin e Qendrave Kulturore Shqiptare, të vetorganizohej dhe funksionoj si “Bashkësi Shqiptare” (Albanian Community) në baza kombëtare, e jo kështu si është tani e organizuar vetëm në baza partiake, fetare, rajonale e shtetërore!
“Fondi i Qendrave Kulturore Shqiptare në Zvicër” Adlikerstrasse 255, CH-8105 Regensdorf/ZH
Nê emër të Kryesisë
Kryetari Ahmet Asani
Mobil: +41763880957 www.fondi-qksh,ch
Mail: fondi-qksh@gmail.com






































