Shtëpia e Bardhë u ka bërë thirrje amerikanëve që të mos dalin jashtë nëpër supermarkete apo farmaci për të blerë, sepse dy javët e ardhshme do të jenë shumë të vështira për shkak të pandemisë së COVID-19.
Shkencëtarët kanë llogaritur se në dy javët e ardhshme do të jetë piku i virusit, e priten më shumë viktima.
Koordinatori për krizën nga koronavirusi Deborah Birx paralajmëroi qytetarët në një konferencë për shtyp, se situata është mjaft e vështirë.
“Dy javët e ardhshme do të jenë mjaft kritike. Ky është momenti që qytetarët të mos të shkojnë në dyqane apo farmacia, pro të bëjnë gjithçka që ta mbajnë familjen dhe miqtë e sigurt”, tha ajo.
Në mëngjesin e sotëm në vend u regjistruan 8500 të vdekur si edhe 312 mijë të infektuar nga COVID-19, por presidenti Donald Trump u shpreh se më e keqja ende nuk ka ardhur.








































