Italia ka mbyllur parqet dhe kopshtet e saj publike për të ndaluar përhapjen e coronavirusit.
Por një park në Rimini po mirëpret fëmijët me autizëm nën një sistem prenotimesh, shkruan BBC
Sipas mediumit në fjalë, ka qenë Nicola Coppa ai që ka dërguar djalin e tij Nino për të luajtur.
Ai thotë se kjo po i bën një ndryshim masiv atij pasi bllokimi ndërpreu aktivitetet e tij rutinë dhe të rregullta.
Ndërsa regjisorja Elisabetta Zavoli e kaloi ditën me ta për programin e Shërbimit Botëror të BBC Newsday.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme është raportuar se Italia ka parë rënie të rasteve pozitive të coronavirusit për ditën e dytë me radhë
Tani janë gjithsej 107,709 njerëz që aktualisht kanë coronavirus në Itali, 528 më pak se dje, tha Autoriteti i Mbrojtjes Civile të vendit.
Ndryshe, Italia ka pasur gjithsej 183,957 raste të konfirmuara të COVID-19 që nga fillimi i epidemisë dhe gjithsej 24,648 vdekje.