Sekretarja e Shtetit për Kulturë në Austri, Ulrike Lunaçek është përfshirë në një aksident të martën në Vjenë. Mësohet se Lunaçek ka rënë nga biçikleta e saj dhe për pasojë është lënduar në kokë. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i saj, Heike Ëarmuth, raporton oe24.
Ai pohoi se eurodeputetja dhe ish raportuesja për Kosovën përfundoi në spital dhe kishte nevojë për kujdes mjekësor.
“Sekretarja e Shtetit është çikliste me përvojë për dekada, e cila shumë shpejt do t’i kthehet përsëri biçikletës. Deri më tani shëndeti i saj është i mirë. Asaj i duhet vetëm pak ditë për përkujdesje”, ka thënë Ëarmuth.