Turqi, 11 të vdekur dhe 46 të plagosur nga përplasja e autobusit

20.01.2018 15:34:56

Njëmbëdhjetë njerëz kanë mbetur viktima të një aksidenti gjatë udhëtimit me autobus në një autostradë në Turqinë veriperëndimore, thonë zyrtarët lokalë.

Rreth 46 të tjerë u plagosën në aksident, shtojnë ata.

Autobuzi po udhëtonte gjatë orëve të natës nga kryeqyteti, Ankara, në vendpushimin Uludag pranë qytetit të Bursas.

Ai u përplas me një pemë në rajonin e Eskisehir, raporton BBC.

Guvernatori i Eskisehir Ozdemir Cakacak, i cituar nga agjensia e lajmeve ‘Dogan’ tha se nuk ishte e qartë se çfarë e shkaktoi aksidentin pasi rruga nuk ishte e lagur apo e ngrirë.

Të plagosurit janë duke u trajtuar në tre spitale të ndryshme, shtoi ai.

Nuk dihet nëse ka fëmijë mes viktimave. Dy shoferët, të cilët u plagosën pak, janë arrestuar dhe për njërin prej tyre ka nisur një, shkruan ‘Dogan’.

Turqia ka një rekord në sigurinë rrugore, me më shumë se një milion aksidente në vitin 2016 dhe 7.300 vdekje, sipas statistikave zyrtare, njofton agjensia e lajmeve AFP.