Ambasada e SHBA-së bën thirrje që të emërohen profesionistë me përvojë e jo aleatë politik

23.06.2020 21:09:41

Me rastin e Ditës së Shërbimit Publik, Ambasada amerikane, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të emërojë në poste institucionale profesionistë me përvojë e jo aleatë politik.

Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, ata kanë thënë se sot i njohin ata zyrtarë që i shërbejnë me nderim vendit të tyre.

Ky është postimi i tyre i plotë:

Sot ne i njohim ata zyrtarë që i shërbejnë me nderim vendit të tyre dhe i bëjmë thirrje qeverisë së re të # Kosovës që të emërojë profesionistë me përvojë, sesa aleatë politikë. #PublicServiceDay