Teksa situata vijon të jetë kritike nga Covid-19, çdokush që është i sëmurë, nuk mund të heqë dyshimet e ndonjë infektimi të mundshëm.
Bashkëshortja e kompozitorit Feim Ibrahimi, Vera Ibrahimi denoncon se ajo është e sëmurë me temperaturë dhe prej të hënës ende nuk i bëjnë tamponin.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo thotë se është e izoluar në krevat dhe se sot mund të ishte edhe në varrezat e Sharrës por ajo po pret për tamponin.
Statusi i saj
Edhe mund te jete e vertet… Pas ardhjes se Urgjences diten e hene, pas nje telefonate nga Instituti i Higjienes te marten mbasdreke dhe konfirmimit te tyre qe per dy dite vijne, sot eshte e shtune dhe une pres e semure dhe e izoluar ne krevat…. Mund te isha edhe ne Sharre….








































