Hoti i thur lavde qeverisë së tij, thotë se i rregulloi “devijimet disa-vjeçare” të Kosovës

12.09.2020 17:08:08

Pas kritikave të fundit ndaj tij lidhur me marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington si dhe deklaratat për Asoaciacionin, ka reaguar kryeministri i vendit, Avdullah Hoti.

Ky i fundit me anë të një postimi në Facebook, ka lavdëruar udhëheqjen e tij me qeverinë, duke thënë se ka kthyer Kosovën aty ku e ka vendin; në Shtëpinë e Bardhë, në Bruksel e në Selinë e NATO-s.

Siç është shprehur Hoti, të gjitha këto gjëra kanë ndodhur duke mos shpenzuar miliona për lobim, por me përkrahjen e miqve dhe me vendimmarrje të bazuar në ligje e Kushtetutë.

“Zoti i bekofte miqte tane. Zoti e bekofte Kosoven”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Nuk ka me izolim te Kosoves. Per 100 dite, e kemi kthyer Kosoven aty ku e ka vendin: ne Shtepine e Bardhe, ne kryeqytetin e BE-se ne Bruksel, ne seline e NATO-s, ne Paris dhe se shpejte edhe ne qendrat e tjera.

Pas nje devijimi disa vjeçar, e kemi kthyer Kosoven prape ne rrugen e integrimit euro-atlantik.

E gjithe kjo eshte arritur pa shpenzuar miliona per lobim, por me perkrahjen e miqve, duke i bindur se kjo Qeveri eshte serioze karshi zotimeve te veta, me vendimmarrje bazuar ne ligje dhe kushtetute, e jo interesa parapolitike.

Zoti i bekofte miqte tane.
Zoti e bekofte Kosoven.