Hyr me kemben e djathte miku im i vogel….!!!”

03.01.2021 19:38:57
Nga Pirro Minella
….Data 1 Janar u zgjua me pertese. Te gjithe ishim pak te drobitur pak nga e ngrenja me tepri, pak pija e trazuar, pak mendimet dhe risjellja e tere ndodhive te vitit 2020, nder mendjet tona.
Ora 10. 10, trokiti dera. E dinim po vinte “camarroku” per te bere kembe. E hapa dhe u perqafova me “camarrokun” dhe i shoqeruar nga i jati i ftoj brenda.
Ne fakt “rregulli” e ka qe duhet vetem te vizitonte shtepine tone “kembe mbari”, por ma prishim mendjen i jati qe kishte ne dore nje shishe vere te Kantines “Cobo”
U rehatuam Dola beri qerasjen e rastit dhei konsumuam pyetjet e zakonshme per naten e ndrimit te viteve. Biseda vijoi rrjedhshem. “Camarroku”, ishte veshur bukur, por me beri pershtypje floket qe i kishte sheshuar bukur ku dukeshin edhe pak shenjat e “xhelit”, qe nuk eshte ne natyren e tij “camarroke”:
-Po floket kush ti krehu dhe ti ka lyer keshtu?
-Mami, une nuk desha, por ajo i beri. Qeshi Geldi.
Pastaj biseda u rrotullua tek Geldit. Shpesh e takoj ne ambjentet ketu rrotull.
Nuk e “nxe” vendin. Mbaj mend qe ne nje shesh pushimi me stola ishin ulur disa te moshuara. Ky shejtan me bicikleten e tij vinte poshte e lart. Nje nga te moshauara e qorton.
“Camarroku” ndali bicikleten dhe i thote me nje qetesi te habitshme:
-Ne jemi femije ku jane sheshet per lojrat tona.
Kishte te drejte “zullapi” une nga brenda lokalit qesha. Nuk le “xhevap” pa te kthyer “Camarroku”.
E pelqej shume se me kujton pak vitet e mia ne po kete moshe dikur.
Po keshtu mbaj mend kur ishin te ftuar si familje per nje emision ku ne fund fituesi kishte edhe nje shperblim modest.
Fitoi familja e “camarrokut”, por e bukura ishte se ne moment “camarroku” i tha drejtueses se emisionit:
-Ku do ti marr parate une tani, se nuk dal pa i futur ne xhepin tim. Qeshen te gjithe te pranishmit.
-E di se cfare me ndodhi njehere me Geldin-foli i jati. Trokiti dera dhe e hap, ishin nje grua dhe me te birin. Me miresjellje e futa brenda. E kuptova ndonje “sherr” me “camarrokun ” tim. Filloi gruaja e ngriti zerin dhe tha se te birit i kishte thyer telefonin djali im.
Une kthehem nga “camarroku” dhe e pyes si qendronte ngjarja. Nuk me la te vazhdoja gruaja se nderhyn:
-Jo kete me thirr djalin tend te madh, ky eshte i vogel, e ka bere djali yt i madh.
Une i habitur ngre supet dhe i them me takt gruas:
-Une kete djale kam nuk kam dy djem.
Ajo e pa me vemendje “camarrokun” tim dhe pas nje moment heshtje ju kthye djalit te saj qe ishte nje pellembe me i gjate dhe disa vjet me i madh ne moshe:
-Ky “picirruk” te rrahu dhe ta theu telefonin. Mire ta paska bere. Nuk priti me dhe u ngrit dhe e percolla deri tek dera e jashtme. Une pak me vone e bera “gabimin” e rradhes.
E pyes “camarrokun”, por ne syte e te jatit:
Ke ndonje shoqe pakez me te ngushte ne shkolle. “camarroku” me pa ne bebe te syrit me marifet rreshkiti veshtrimin tek i jati dhe shpejt e shpejt tha me nje fryme:
-Jo, nuk kam nuk me duhet shoqja e ngushte.
Ne te medhenjte qeshem. Edhe vete “camarroku” qeshi.
Koha fluturoi, por “camarroku” ishte i ftuar nga gjyshja per dreke, nje mikeshe e imja. Biles ne ato momente solla ndermend edhe skicen qe kam bere per gjyshen e tij, ne rinine e saj.
Fiks tipi i “camarrokut”. Nuk thone kot dardha ndn dardhe bie.
Por “camarroku” ka me te forte genin nga mamaja. Ai eshte Nipi i Artistit te Humorit te Madhit Met Bega..
……I percollem tek dera, ne ate kohe Dola i dorezoi, pakon e pergatitur dhe une i dhurova edhe nje 1000 leke te reja. “Camarroku” pa te jatin, dhe pastaj e mori duke me falenderuar. Pas dy oresh me erdhi nje mesazh nga e jema gazetarja e njohur ne nje kanal kombetar televiziv:
-Geldi eshte kenaqur shume. Faleminderit….