Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir Meta në lidhje me diferencimin në çështjen e vaksinimit.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama kujton dy emra të njohur të artit, Tinka Kurtin dhe Reshat Arbanën, duke ngritur pyetjen, a duhen lënë në fund për t’u vaksinuar?
Gjatë komunikimit të përjavshëm me gazetarët, Meta e cilësoi si tipike për diktatorët përzgjedhjen e bërë nga kryeministri në lidhje me vaksinimin e personaliteteve mbi 80 vjeç.
Reagimi i Ramës
Po ç’janë këta dembelë aktivë, siç i quan Konica, që kanë vënë kujën për genocid e diktaturë pse do vaksinohen disa personalitete mbi 80 vjeç, në kuadrin e vaksinimit të 80 vjeçarëve! Po mirë Tinka Kurti dhe Reshat Arbana fjala vjen, duhen lënë në fund vetëm pse janë të njohur?