Shkruan: Hajrullah Tërnava
Qeveria Kurti që tani e ka filluar punën e saja tani para rreth dy muajve, dhe për të cilën i dimë premtimet çfarë i patën dhënë gjatë zgjedhjeve, tani opinionit po i intereson efikasiteti i sajë praktik dhe jo arsyetimi apo zotimi teorik. qeveria duhet të dëshmohet tani se sa të pamëshirshëm do të jenë edhe ndaj krimeve të bëra nëpër institucionet e ndjekjeve dhe luftimit të krimit, apo që këto pune duhen të kryhen ngadalë pa u ngutur dhe ta ruajnë durimin e tyre. Popullit i intereson që sa me parë të luftohen të këqijat, edhe që realiteti po e argumenton se megjithatë gjërat nuk lëvizin ashtu si është pritur që të jetë beteja shumë më e ashpër për ta pastruar këtë vend nga të korruptuarit, të inkriminuarit dhe nga lidhjet e politikës me drejtësinë e inkriminuar e të korruptuar.
Për lidhje korruptive duhet të arrestohen Shpend Ahmeti dhe Arbër Kryeziu!
Duke i pasur parasysh këto fakte, aktakuzat që shpesh përmenden, tani duhet të veprohet urgjentisht që të ushtrohet presion pozitiv nga ana e qeverisë, qoftë edhe me kushtëzim, sanksionim e shkurtim të buxhetit për të ardhurat personale, duke shikuar edhe mundësinë̈ e zbritjes së pagave për prokurorët e gjyqtarët e dështuar dhe jo vetëm pagat por edhe të ngritën procedura të largimit nga ato poste nëse ka fakte të tilla që ata janë pjesëmarrës në krime apo neglizhimin e atyre veprave, e sidomos për kupolën drejtuese deri edhe kriminale të KPK-së dhe KGJK-së që të ushtrohet presion për llogaridhënie dhe përgjegjësi edhe penale, për pasivitetin e deritashëm të qëllimshëm në mostrajtimin e këtyre rasteve serioze sensitive, të shënjestruara edhe nga faktori ndërkombëtar, në mënyrë̈ që të korruptuarit të nxirren para drejtësisë̈, që krimi i organizuar të pastrohet nga institucionet e shtetit, dhe të pastrohet imazhi i zymtë i shtetit të Kosovës i krijuar sidomos në këto 13 vjet pas pavarësisë̈ për shkak të dështimit të drejtësisë̈ se kapur nga mafio politika dhe nëntoka kriminale e instaluar në vend.
Me një spastrim të krimit në përgjithësi e sidomos në këto institucione të drejtësisë, do t’iu epet një mësim i mirë të gjitha institucioneve në Kosovë, dhe sidomos me këto veprime të spastrimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe krimeve në përgjithësi, edhe lëndëve që flinin nëpër sirtarët e drejtësisë do t’iu pamundësohet koha e vjetërsimit, dhe puna e gjykatësve do të jetë më efektive kështu që lëndët e pakryera shpejtë do të zvogëlohen, kurse vepër kryesit e krimeve do të shkojnë në ato vende ku e kanë merituar të jenë, e ato janë burxhet.