Deklaratë e Kishës Katolike: të tregohemi të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm për jetën tonë dhe jetët e të tjerëve!

10.06.2021 23:55:15

Në vazhdën e përpjekjeve tona për kujdesin ndaj jetës dhe gjitha vlerave të saja, sot patëm një takim informues me Policinë e Kosovës, prej të cilëve mësuam faktin trishtues për numrin e madh të aksidenteve me fatalitet.

Vërtet, është shqetësuese se si rrugët tona janë shndërruar në vendvdekje të pakuptimta e të panevojshme.

Duke ju bashkëngjitur sensibilizimit të gjithëmbarshëm të institucioneve të rendit në Kosovë, bashkëndajmë dhimbjen tonë për të gjithë familjarët në pikëllim, e lusim Zotin për të gjithë të vdekurit e këtyre aksidenteve, dhe apelojmë tek të gjithë qytetarët që të tregohen më të kujdesshëm dhe më të përgjegjshëm për jetën e tyre dhe jetët e të tjerëve.

Prishtinë, 10 qershor 2021